Lidhje

Presidenti Bush do të kërkojë masa më të ashpra ligjore kundër terroristëve - 2003-09-10


Në prag të përvjetorit të dytë të sulmeve terroriste të 11 shtatorit, presidenti Bush pritet të bëjë thirrje për masa më të ashpra ligjore në luftën kundër terrorizmit.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti do t’i parashtrojë nismat e tij në një fjalim që pritet të mbajë sonte në Akademinë e FBI-së në shtetin e Virxhinias.

Sipas zëdhënësit presidenti Bush do t’i kërkojë Kongresit të miratojë ligje që autoritetet e rendit të kenë të njejtat kompetenca që gëzojnë aktualisht në luftën kundër trafikantëve të drogave dhe mafiozëve.

Ndër ligjet që kërkon presidenti të miratojë janë ato për t’u lejuar autoriteteve të mos kenë nevojë për leje nga gjykatësi për të marrë në pyetje persona që dyshohen për terrorizëm, të zgjerohet aftësia e tyre për t’u mohuar të pandehurve për terrorizëm të drejtën të ndiqen në gjendje të lirë dhe të zgjerohet numri i rasteve të dënimeve me vdekje për krime terroriste.

//rd//

XS
SM
MD
LG