Lidhje

Këshilli i Sigurimit heq sanksionet ndaj Libisë - 2003-09-12


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara hoqi sanksionet kundër Libisë, me 13 vota në favor të heqjes, dy abstenime dhe asnjë kundër.

Ky veprim u bë, pasi Libia pranoi përgjegjësinë për rrëzimin në vitin 1988 të një avioni amerikan mbi Lockerbie të Skocisë dhe pas marrëveshjes për të paguar kompensime për familjet e 270 viktimave.

Votimi u bë një ditë pasi qeveria e Libisë nënshkroi një marrëveshje paraprake kompensimi me familjet e 170 viktimave të shpërthimit të një avioni francez UTA mbi Niger në vitin 1989. Shtetet e Bashkuara dhe Franca abstenuan në votimin e sotëm.// lk //

XS
SM
MD
LG