Lidhje

Irak: vriten 2 ushtarë amerikanë dhe 8 policë irakianë - 2003-09-12


Njoftohet se 8 policë irakianë u vranë mesa duket në një përpjekje të gabuar me armë me trupat amerikane. 2 ushtarë amerikanë u vranë e 7 të tjerë u plagosën në një incident tjetër.

Policët irakianë u vranë në një shkëmbim zjarri jashtë qytetit Falluxha, në perëndim të Bagdadit. Zyrtarë irakianë thonë se policët po ndiqnin hajdutë të armatosur në orët e para të mëngjesit, kur arritën tek një post-bllok i ushtrisë amerikane.

Sipas dëshmitarëve, ushtarët amerikanë në postbllok hapën zjarr kundër automjeteve që ishin përfshirë në ndjekje. Ende nuk është i qartë numri saktë i viktimave, por sipas disa njoftimeve, aty mbeten të vrarë të paktën 8 policë.

Zyrtarë ushtarakë amerikanë në rajon ende nuk e kanë konfirmuar incidentin, për të cilin njoftohet se ndodhi në të njëjtën zonë, ku dje u plagos një ushtar amerikan. Në incidentin tjetër, zyrtarë ushtarakë thonë se 2 ushtarë amerikanë u vranë dhe 7 të tjerë u plagosën gjatë një bastisjeje në orët e para të mëngjesit në qytetin Ramadi.

Hollësitë rreth bastisjes ende nuk janë bërë të ditura, por qyteti Ramadi, rreth 100 kilometra në perëndim të Irakut, është një zonë e Irakut, ku mbështetja për udhëheqësin e përmbysur Sadam Husein, vazhdon të jetë e fortë.// lk //

XS
SM
MD
LG