Lidhje

Mbrojtja - detyra më e rëndësishme në Afganistan - 2003-09-12


Në Afganistan, koalicioni nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara ndërhyri kundër elementëve ektremistë myslimanë talebanë, të cilët strehonin terroristët e al-Kaidës. Siç thotë presidenti Bush, me këtë veprim, koalicioni dërgoi një mesazh që kuptohet në gjithë botën:

”Ata që strehojnë, mbështesin apo mbajnë me bukë terroristët, janë po aq fajtorë sa edhe vetë terroristët dhe talebanët mësuan domethënien e paralajmërimeve tona”,- tha presidenti Bush.

Sot, Afganistani nuk është më strehë për terroristët. Natoja ka marrë përgjegjësinë për ruajtjen e sigurisë brenda dhe jashtë kryeqytetit afgan të Kabulit. Megjithatë, mbeturinat e forcave talebane dhe të al-Kaidës vazhdojnë të kryejnë sulme kundër forcave të koalicionit, ashtu sikurse edhe ndaj objekteve civile, si për shembull, shkollat për vajza. Presidenti Bush thotë se Afganistani po përballet me disa sfida.

”Forcat tona të koalicionit, -theksoi Presidenti Bush, -vazhojnë të përballen me rreziqe. Megjithatë, ne po punojmë çdo ditë për të siguruar që Afganistani të ndërtojë të ardhmen e tij si një vend i lirë, i qëndrueshëm dhe në paqe”.

Një shenjë e përparimit në Afganistan është ushtria e re kombëtare afgane. Ushtria është përgjegjëse para qeverisë së përkohëshme të vendit, të kryesuar nga presidenti Hamid Karzai.

Ushtria do të marrë detyrën për ruajtjen e sigurisë, që deri tani ka qenë përgjegjësi i milicive krahinore. Këto forca nuk janë besnike të qeverisë kombëtare, por të guvernatorëve vendorë. Disa prej tyre u japin llogari vetëm krerëve të veçantë fraksionistë. Stërvitjet e tyre janë sporadike. Disa prej tyre janë të shumë të disiplinuara, të tjerat u përngjajnë bandave të gangsterëve.

Presidenti Bush thekson se 5 mijë burra afganë, pjesëtarë të ushtrisë kombëtare afgane, tashmë kanë filluar të veprojnë.

”Amerika dhe ushtria e re afgan po bashkëpunojnë në një operacion të madh për ndjekjen e terroristëve - thotë presidenti Bush.

Njoftohet se gjatë këtij muaji, forcat e koalicionit, krahas njësive të ushtrisë kombëtare afgane, kanë vrarë rreth 150 deri në 200 talebanë. Siç u shpreh presidenti Bush, ”Qëllimi ynë është i vendosur. Asnjë veprim terrorist nuk do të dobësojë vendosmërinë tonë, apo do të ndryshojë fatin e tyre. // lk //

XS
SM
MD
LG