Lidhje

Izraeli thotë se i përmbahet vendimit për dëbimin e Arafatit - 2003-09-13


Zyrtarët izraelitë thonë se i përmbahen vendimit për dëbimin e Yasser Arafatit megjithë paralajmërimet dhe kritikat e udhëheqësve botërorë.

Zyrtarë të lartë izraelitë thonë se presidenti palestinez është një terrorist dhe se Izraeli ka të drejtën për t’u vetmbrojtur duke e hequr atë kur ta shohë të arësyeshme. Kabineti izraelit i sigurimit e mori vendimin të enjten, duke e quajtur zotin Arafat pengesë për paqen.

Sot, zoti Arafat u tha diplomatëve që vizituan selinë e tij në Bregun Perëndimor se Izraeli po përpiqet të shkatërrojë Autoritetin Palestinez që është partneri zyrtar i Izraelit në procesin e paqes.

Komentet e tij bëhen në 10-vjetorin e Marrëveshjeve të Oslos, të cilat u dhanë palestinezëve vetqeverisje të kufizuar.//ii

XS
SM
MD
LG