Lidhje

Vrasja, një nga alternativat për heqjen e Arafatit - 2003-09-14


Një zyrtar i lartë i qeverisë izraelite tha se vrasja e Yasser Arafatit është një prej alternativave që po shqyrtohet në kuadër të vendimit të kabinetit izraelit për të hequr udhëheqësin palestinez.

Zv/Kryeministri Ehud Olmert tha të dielën në një intervistë radioje se qeveria e tij po përpiqet të eliminojë gjithë udhëheqësit e sulmeve terroriste kundër Izraelit. Zoti Arafat, tha ai, është prej tyre.

Në përgjigje të këtij komenti Sekretari i Shtetit Colin Powell tha se Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin as eliminimin as dëbimin e zotit Arafat.

Zoti Olmert tha se Izraeli mund ta dëbojë, ose izolojë më tej zotin Arafat, por vrasja e tij tha ai, është pa dyshim një prej alternativave që po shqyrtohen.

Zoti Olmert thotë se Izraeli po përpiqet të eliminojë atë që ai e cilëson si “një nga kokat e terrorit”.

Zoti Olmert i bëri këto komente në përgjigje të një pyetje mbi vendimin e kabinetit izraelit të enjten për të dëbuar zotin Arafat.

Variantet e tjera që po shqyrtohen tha ai, janë dëbimi i zotit Arafat ose izolimi i tij i mëtejshëm në zyrat pjesërisht të shkatërruara në qytetin e Rramallahut në Bregun perëdnimor.

Që pas vendimit të kabinetit për heqjen e zotit Arafat, mijëra palestinezë po demonstrojnë mbështetje për të duke u mbledur para selisë së tij.

Përfaqësuesi i palestinezëve në bisedime me Izraelin Saeb Erekat tha se komentet e zotit Olmert pasqyrojnë “një mënyrë të mrnduari dhe vepruari të një grupi mafioz, siç u shpreh ai, dhe jo të një qeverie”. Zoti Erekat tha se në se zoti Arafat dëbohet ose vritet, kjo do të sillte shkatërrimin e gjithë Autoritetit Palestinez. //kk//

XS
SM
MD
LG