Lidhje

Shpërthim në afërsi të selisë së shërbimit federal rus të sigurimit - 2003-09-15


Një shpërthim i fuqishëm në republikën jugore ruse të Ingushetisë tronditi selinë e shërbimit federal të sigurimit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën dy personave dhe plagosjen e 15 të tjerëve.

Sipas agjencive ruse të lajmeve, shpërthimi me kamion-bombë ndodhi sot në kryeqytetin Magas. Ingushetia kufizohet me Ceçeninë e shkatërruar nga luftimet.

Rusia ka në plan të zhvillojë zgjedhje në Ceçeni më 5 tetor, me shpresë se zgjedhja e një presidenti të ri për republikën separatiste do të ndihmonte në arritjen e një zgjidhjeje politike.

//rd//

XS
SM
MD
LG