Lidhje

Takim tripalësh në Berlin - 2003-09-16


Udhëheqësit britanikë, francezë dhe gjermanë do të zhvillojnë të shtunën një takim të nivelit të lartë për të kërkuar një qendrim të përbashkët mbi Irakun.

Në një deklaratë të qeverisë gjermane thuhej se Kryeministri britanik, Tony Blair, presidenti francez Jacques Chirac dhe kancelari gjerman Gerhard Schroeder do të takohen në Berlin për të arritur qendrime të përbashkëta në politikën e jashtëme pas mosmarrëveshjeve në prag të luftës në Irak.

Kryeministri Blair ishte aleati më i ngushtë i presidentit Bush për luftën në Irak, ndërsa presidenti Chirac dhe kancelari Schroeder e kundërshtuan atë.

Të tre vendet janë anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i cili po shqyrton një projektrezolutë amerikane që kërkon dërgimin në Irak të një force shumëkombëshe nën komandën e Shteteve të Bashkuara si dhe një kalendar veprimesh për rikthimin e sovranitetit të Irakut.

Ambasadori francez në Kombet e Bashkuara, Zhan David Lëvit, tha se qeveria e tij është tani e vendosur për t’u treguar elastike, për arritjen e një rezolute sa më të mirë lidhur me Irakun, se sa të ngulë këmbë në kërkesat e saj.//ii

XS
SM
MD
LG