Lidhje

Izraeli hedh poshte propozimin palestinez per armepushim - 2003-09-16


Izraeli e quajti mashtrues një propozim palestinez për një armëpushim të dyanshëm si mënyrë për të rigjallëruar bisedimet e bllokuara të paqes.

Zyrtarët izraelitë thonë se qeveria nuk mund të pranojë një propozim për një armëpushim të papërcaktuar në kohë. Ata e quajtën propozimin një reagim ndaj vendimit izraelit të javës së kaluar për heqjen e udhëheqësit palestinez Yasser Aarafat.

Këshilltari i zotit Arafat për Sigurimin Kombëtar, Jibril Rajoub, i tha radios izraelite se palestinezët do të ndalnin të gjitha veprimet e dhunës nëse Izraeli bie dakord t’u japë fund operacioneve të tij ushtarake dhe të heqë bllokadën ndaj qyteteve dhe fshatrave palestineze.

Por ai nuk tha se si do t’i bindë autoriteti palestinez organizata të tilla si Hamasi dhe Jihadi Islamik për të respektuar armëpushimin e mundshëm.//ii

XS
SM
MD
LG