Lidhje

Ish-Sekretarja Ollbrajt kritikon Presidentin Bush për marrëdhëniet me Korenë e Veriut - 2003-09-17


Në një libër të ri autobiografik, ish-Sekretarja e Shtetit, Medllin Ollbrajt, shkruan se presidenti Klinton e kishte ftuar udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Xhong Il, në Uashington, por ai nuk e pati pranuar ftesën.

Gjatë një interviste me agjencinë Rojters rreth librit, zonja Ollbrajt thotë se presidenti Klinton ishte tepër i zënë me Lindjen e Mesme në ditët e fundit si president dhe nuk mund të shkonte në Korenë e Veriut. Prandaj, thotë ajo, ai ftoi udhëheqësin kroeanoverior në Uashington në fund të vitit 2000 për të nënshkruar një marrëveshje që Koreja e Veriut të ndërpriste prodhimin, provat dhe eksportimin e raketave.

Zonja Ollbrajt kishte bërë një udhëtim të pazakontë disa muaj më parë në Phenian gjatë të cilit presidenti Kim ftoi presidentin Klinton për vizitë. Por presidenti Klinton nuk mund të largohej nga Uashingotni për shkak të marrëveshjes së paqes izraelito-palestineze e cila, më së fundi, nuk u arrit të nënshkruhej.

Ish-Sekretarja e Shtetit thotë se presidenti Bush prishi një mundësi diplomatike që iu kalua nga presidenti Klinton për të zgjidhur krizën me Korenë e Veriut. ”Nëse presidenti Bush, do të kishte vazhduar aty ku e la paraardhësi i tij, thotë zonja Albright, të dyja vendet nuk do kishin acarimet e tanishme”. //az//

XS
SM
MD
LG