Lidhje

SHBA lavdëron vendimin e Hong Kongut për të zhvilluar konsultime të hapura dhe publike - 2003-09-17


Duke e pranuar se pikëpamjet e popullatës nuk mund të mospërfillen, qeveria e Hong Kongut i shtyu për një afat të pacaktuar përpjekjet e saj për të miratuar një ligj mbi sigurimin kombëtar. Ligji do të miratohej në përputhje me Nenin 23 të Kushtetutës së Hong Kongut, ose Ligjit Themeltar. Por kundërshtimi popullor ndaj projektligjit ishte aq i fortë saqë edhe anëtarët pro Pekinit në Këshillin Ligjislativ të Hong Kongut u distancuan prej tij. Ndoshta ata i ka shqetësuar fakti se miratimi i ligjit do t’i dëmtonte ata politikisht në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Forcimi i kundërshtimit ndaj projektligjit u bë i qartë më 1 korrik, përvjetori i gjashtë i kthimit të Hong Kongut nga kontrolli britanik në atë kinez. Pikërisht më 1 korrik, rreth 500 mijë njerëz zhvilluan në Hong Kong protesta. Demonstruesit shprehën shqetësimin se ligji i ri do të kërcënonte të drejtat themelore për lirinë e fjalës, lirinë e grumbullimit dhe të organizimit dhe lirinë e fesë që gëzon populli i Hong Kongut.

Në bazë të Ligjit Themeltar, Hong Kongu është një rajon i Kinës me administrim të veçantë dhe me një shkallë të lartë autonomie. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Richard Boucher, u shpreh në një rast se Shtetet e Bashkuara gjithmonë e kanë mbështetur dialogun midis qeverisë dhe publikut të Hong Kongut për çështje të rëndësishme, përfshirë demokracinë dhe ligjet e sigurimit kombëtar. ”Ne e përshëndesim vendimin e qeverisë për të zhvilluar konsultime të hapura dhe publike lidhur me ligjin për Nenin 23. Ne përshëndesim gjithashtu synimin e qeverisë për të marrë miratimin e popullatës përpara se të miratojë ndonjë ligj të ri për sigurimin”, tha zoti Boucher”.

Siç janë shprehur zyrtarët amerikanë, një nga objektivat e Kushtetutës së Hong Kongut është sanksionimi i së drejtës së përgjithshme të votës dhe i një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike. Kjo është rruga më e mirë për të garantuar mbrojtjen e lirive themelore në Hong Kong. //az//

XS
SM
MD
LG