Lidhje

SHBA - Veto ndaj një rezolute kundër Izraelit - 2003-09-17


Shtetet e Bashkuara i vunë veton një rezolute të OKB-së e cila do t’i kërkonte Izraelit të tërhiqte kërcënimin për të dëbuar ose vrarë presidentin palestinez Yasser Arafat.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB-ë, Xhon Negroponte tha se Uashingtoni është kundër eliminimit të Jasser Arafatit me forcë ose duke e dëbuar, por ai shtoi se rezoluta ishte e mangët pasi ajo nuk e dënonte me forcë terrorizmin dhe organizatat terroriste palestineze.

Zëdhënësi palestinez Saeb Erekat tha se vetoja e Shteteve të Bashkuara shënon një ditë të errët për OKB-në. Ai shtoi se shpreson që Izraeli nuk do ta interpretojë këtë zhvillim si leje për të vrarë zotin Arafat.

Ndërkohë qeveria amerikane thotë se do të pezullojë një pjesë të ndihmës prej 9 miliardë dollarësh për Izraelin për shkak të aktiviteteve të tij në kolonitë hebraike. //az//

XS
SM
MD
LG