Lidhje

Uragani Izabela drejt brigjeve lindore të SHBA - 2003-09-17


Uragani Isabel po i afrohet gjithnjë e më shumë bregut lindor të Shteteve të Bashkuara, duke detyruar dhjetra mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Një paralajmërim për uragan është në fuqi që nga Karolina e Jugut deri në shetin Merilend. Qendra Kombëtare për Uraganet thotë se stuhia do të godasë në fillim në Outer Banks të Karolinës së Veriut dhe pastaj do të shkojë drejt veriut përmes shteteve të Virginias, Merilendit dhe Pensilvanisë. Afro 50 milionë njerëz jetojnë në zonat ku pritet të kalojë uragani.

Autoritetet u kanë kërkuar 100 mijë vetëve përgjatë rajonit Outer Banks të Karolinës së Veriut që të largohen para se stuhia të arrijë në tokë nesër, siç është parashikuar.

//rd//

XS
SM
MD
LG