Lidhje

Uashingtoni: Nuk ka prova se Sadam Huseini ishte i ndërlikuar në sulmet e 11 shtatorit - 2003-09-18


Presidenti Bush tha se nuk ka prova që udhëheqësi i përmbysur irakiant, Saddam Hussein, të ketë qënë i ndërlikuar në sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara. Por, ai tha se nuk ka asnjë dyshim se Sadam Huseini ka pasur lidhje me rrjetin terrorist al-Kaida, të cilin Washingtoni e mban përgjegjës për sulmet.

Një anketë e kohëve të fundit tregon se dy të tretat e amerikanëve besojnë se Saddam Huseini kishte gisht në sulmet e 11 shtatorit. Ndërkohë, gazeta Uashington Post njofton se ministri i ri i Brendshëm i Irakut po krijon një forcë paraushtarake për të ndjkeur kryengritësit, të cilët kanë arritur tu shmangen trupave amerikane dhe policisë irakiane.

Sipas gazetës amerikane, zyrtarë irakianë thonë se forca e re do të përbëhet nga ish punonjës të shërbimeve irakiane të sigurimit dhe anëtarë të milicive të partive politike. Zyrtarë amerikanë në Irak thonë se ende nuk është marrë vendimi përfundimtar lidhur me forcën e re.

Njoftohet se disa anëtarë të Këshillit Qeverisës irakian të emruar nga Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim se një forcë e tillë mund të përdoret nga qeveri të ardhshme si mjet për të shtypur kundërshtarët politikë, siç po ndodh në disa vende të tjera arabe.

Të enjten, rrjeti televiziv al-Arabia, me bazë në Dubai, transmetoi një kasetë që sipas tij ishte regjistruar nga Sadam Huseini. Zëri në kasetë u bën thirrje irakianëve të hidhen në luftë të shenjtë kundër forcave nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara në Irak. Ai u bën thirrje edhe amerikanëve që të largohen sa më parë nga Iraku ose përndyshe do të përballen me humbjeve katastrofike.//xh//

XS
SM
MD
LG