Lidhje

Majers: Bashkimi Evropian mund të marrë së shpejti komandën e paqeruajtësve në Kosovë - 2003-09-18


Shefi i shtatmadhorisë amerikane, gjenerali Richard Majers, thotë se Bashkimi Evropian mundet të marrë së shpejti komandën e paqeruajtësve të NATO-s në Kosovë. Gjenerali Majers tha të markurën në Prishtinë se shumica e detyrave ushtarake në Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë janë përmbushur.

Gjenerali Majers tha se si rrjedhim i angazhimit të tyre në Irak dhe Afganistan, Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësitë për pakësimin e trupave të tyre në vende të tjera. Bashkimi Evropian tanimë ka marrë komandën e operacioneve paqeruajtëse në Maqedoni dhe një marrje e komandës së misioneve në Kosovë dhe Bosnje është një alternativë që po shqyrtohet nga Pentagoni.

Gjenerali Majers tha se vendimi përfundimtar për ndryshimin e komandës do të merret nga Natoja. Disa udhëheqës në Ballkan kanë shprehur mendimin se prania e forcat amerikane në këtë rajon ende të paqendrueshëm është shumë e rëndësishme.//xh//

XS
SM
MD
LG