Lidhje

Irak: vriten 3 ushtarë amerikanë - 2003-09-19


Ushtria amerikane njofton se 3 ushtarë të saj janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në një pritë në afërsi të Tikritit, vendlindja e udhëheqësit të përmbysur irakian, Sadam Husein.

Zyrtarët ushtarakë thonë se ushtarët u vranë të enjtën nga zjarri i armëve të lehta, ndërkohë që po hetonin një zonë të dyshuar për armë në jug të qytetit.

Incidenti ndodhi disa orë pasi ushtria amerikane bëri të ditur plagosjen e dy ushtarëve kur autokolan me të cilën ata udhëtonin u qëllua me eksplozivë dhe armë zjarri, në afërsi të qytetit Ramadi.

Zhvillimet ndodhin ndërkohë që presidenti francez Zhak Shirak bëri thirrje për transferimin e pushtetit udhëheqësve vendas në Irak brenda disa muajsh, dhe jo vitesh.//ii

XS
SM
MD
LG