Lidhje

Asambleja e Pergjithshme e OKBse mban takim urgjent per Arafatin - 2003-09-19


Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mban sot një takim urgjent për të diskutuar rreth kërcënimit izraelit kundër udhëheqësit palestinez, Yasser Arafat.

Takimi mbahet me kërkesën e vendeve arabe për diskutime rreth një projektrezolute, në të cilin Izraelit i kërkohet të tërheqë kërcënimin për heqjen e zotit Arafat nga pushteti. Projektrezoluta është thuajse e njëjtë me atë, ndaj së cilës Shtetet e Bashkuara përdorën të martë veton në Këshillin e Sigurimit.

Miratimi i rezolutës nga Asambleja e Përgjithshme nuk do të kishte efektin e detyrueshëm ligjor të një rezolute të këshillit të sigurimit, por do të pasqyronte opinionet e vendeve të gjithë botës.

//rd//

XS
SM
MD
LG