Lidhje

OKB: takim urgjent sot për të diskutuar mbi kërcënimin izraelit - 2003-09-19


Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka thirrur një takim urgjent për sot, për të diskutuar mbi kërcënimin izraelit për dëbimin e udhëheqësit palestinez, Yasser Arafat.

Takimi urgjent zhvillohet pak ditë pasi Shtetet e Bashkuara i vunë veton një rezolute të Këshillit të Sigurimit që i kërkonte Izraelit të anulonte kërcënimin për dëbimin apo vrasjen e presidentit Arafat.

Presidenti Bush e kritikoi dje zotin Arafat duke e quajtur atë ”një udhëheqës të dështuar” dhe duke e bërë atë fajtor për bllokimin e të ashtëquajturit plan i paqes për Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, udhëheqësi palestinez, Yasser Arafat, ka bërë thirrje për një marrëveshje të re ndërmjet Israelit dhe palestinezëve. Më pas zoti Araft dhe lëvizja e tij Fatah, filluan procesin e zgjedhjes së kandidatëve për kabinetin e ri palestinez.//ii

XS
SM
MD
LG