Lidhje

Takim Blair-Aznar - 2003-09-21


Kryeministri britanik Tony Blair po zhvillon një takim me homologun e tij spanjoll Jose Maria Aznar për bisedime mbi zgjerimin e mbështetjes ndërkombëtare për rindërtimin e Irakut.

Dy udhëheqësit, aleatë të ngushtë të Presidentit amerikan George Bush, po diskutojnë mbi përpjekjet amerikane për të hartuar një rezolutë të re të Kombeve të Bashkuara për të ndihmuar në ndarjen e barrës për rindërtimin e Irakut.

Zoti Blair u takua dje në Berlin me Presidentin francez Jacques Chirac dhe Kancelarin gjerman Gerhard Schroeder, kundërshtarët kryesorë të luftës.

Një tjetër person që kishte kritikuar luftën, presidenti rus Vladimir Putin tha dje se është i gastshëm të lërë mënjanë mosmarrëveshjet me Shtetet e Bashkuara dhe të ndihmojë në rindërtimin e Irakut.

//ze//

XS
SM
MD
LG