Lidhje

Gjenerali Clark ne krye te demokrateve kandidate per president - 2003-09-21


Një anketë e re tregon se gjenerali në pension Wesley Clark kryeson në listën e kandidatëve demokratë për president këtu në Shtetet e Bashkuara, vetëm disa ditë pasi shpalli kandidaturën.

Revista Newsweek publikoi të dielën rezultatet e sondazhit mes përkrahësve të Partisë Demokrate, që tregojnë se 14 për qind e të anketuarve mbështesnin gjeneralin Clark.

Si ish-guvernatori i Vermontit Howard Dean ashtu edhe Senatori Joe Lieberman u mbështetën nga 12 për qind e të anketuarve.

Gjenerali Clark e shpalli kandidaturën të mërkurën, duke u radhitur mes nëntë demokratëve të tjerë që synojnë të caktohen nga partia e tyre si kandidat për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Ish-komandanti i NATO-s ka shprehur kritika ndaj luftës në Irak dhe përpjekjeve të pasluftës së administratës së Presidentit Bush.

Anketa e së dielës vjen një ditë pasi një sondazh tjetër tregonte për herë të parë se shumica e amerikanëve nuk janë dakord me mënyrën e menaxhimit të gjendjes në Irak nga ana e Presidentit Bush.//kk//

XS
SM
MD
LG