Lidhje

Anija e hapesires Galileo digjet ne atmosferen e Jupiterit - 2003-09-21


Agjencia amerikane e hapësirës shënoi të dielën fundin e njërit prej misioneve të saj më suksesshme, ndërsa anija e hapësirës Galileo digjet në atmosferën e dendur të Jupiterit.

Shkencëtarët e NASA-s thonë se sonda ka udhëtuar 4,6 miliardë kilometra gjatë misionit të saj 14 vjeçar dhe tani po i mbarohet karburanti. Galileo ishte misioni i parë që mati drejtpërdrejt atmosferën e Jupiterit dhe ka dërguar në tokë mijëra pamje të planetit dhe hënave të tij.

Shkencëtarët thonë se një nga hënat me emër Europa është e mbuluar nga një oqean i akullt dhe ndoshta mund të ketë kushtet që të bëjnë të mundur jetën e gjallesave. Sondës i ishte vënë emri i astronomit italian Galileo Galilei, që ishte i pari që pa hënat e Jupiterit përmes teleskopit në shekullin e 17-të. //kk//

XS
SM
MD
LG