Lidhje

Formohet nje njesi e re e OSBE-se per te luftuar terrorizmin dhe krimin e organizuar - 2003-09-21


Shtetet e Bashkuara sapo dhuruan 250 mijë dollarë për atë që quhet ”Njësi për Veprim Kundër Terrorizmit.”

OSBE-ja përbëhet nga 55 vende anëtare në Evropë, Azinë qëndrore, Kaukaz, si dhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja. OSBE-ja shtrihet deri në Afgansitan, Iran dhe Pakistan.

Zëdhenësi i shtypit i kësaj organizate, Ayhan Evrensel tha se shuma e dhënë nga Shtetet e Bashkuara ndihmon këtë njësi anti terroriste të përqendrohet në veprimtaritë kriminale ndër-kufitare siç është trafiku i drogës, i qënjeve njerëzore, pastrimi i parave dhe veprimtaritë terroriste, që mbështeten në dokumenta falso të udhëtimit.

Zoti Evresel tha se kontrolli i dokumentave të udhtimit është i një rendësie të veçantë.

“Plani i Veprimit, i miratuar kohët e fundit, kundër trafikut të qënjeve njerzore kërkon nga kjo njësi anti-terroriste që të vazhdojë të përhapet me anë të organizimit të seminareve për shembull dhe të përqëndrohet në gjetjen e dokumentave falso që përdoren për qëllime ilegale, posaçërisht të atyre që kanë lidhje me trafikimin e qënjeve njerzore dhe të përmirësojë mënyrat e tjera të zbulimit siç është për shembull teknika e intervistave.”

Dështimi për të zbuluar dokumentat e falsifikuara u ka mundësuar disa terroristëve kalim të lirë në shumë vende.

Në fillim të këtij viti në krye të ”Njësisë për Veprim Kundër Terrorizmit në Vjenë u zgjodh Brian Woo, ish drejtor kundër terrorizmit pranë Departamentit amerikan të shtetit.

//ze//

XS
SM
MD
LG