Lidhje

NASA humb Galileun - 2003-09-22


Agjencia Amerikane e Hapësirës po feston fundin e njërit prej misioneve të saj më të suksesshme, pasi anija e hapësirës Galileu u dogj në atmosferën e dendur të Jupiterit.

Laboratori "Jet Propulsion" i kësaj agjencie në shtetin e Kalifornisë, humbi kontaktin me anijen rreth orës 19 e 40 sipas Grinuiçit të djelën.

NASA e nisi anijen e vjetër, që kishte humbur fuqinë shtytëse, me qëllim që të përplasej në hapësirën e dendur të Jupiterit për të parandaluar që ajo të përplasej me një nga hënët e planetit dhe duke e ndotur atë me bakteret nga Toka.

Asgjësimi i sondës Galileo përbën një nga misionet më të sukseshme të NASA-s. Gjatë misionit të saj 14-vjeçar, Galileo dërgoi në Tokë mijra imazhe dhe të dhëna mbi planetin më të madh të sistemit djellor dhe hënët e tij.

Shkencëtarët e NASA-s thonë se sonda ka udhëtuar 4,6 miliardë kilometra dhe ishte e para që mati drejtpërdrejt atmosferën e Jupiterit.

Galileo zbuloi gjithashtu gjurmë të oqeaneve në tri nga hënat e Jupiterit, Ganimedin, Kalistonin dhe Evropën.

Shkencëtarët kanë mbetur të mahnitur nga të dhënat që tregojnë se Europa është e mbuluar nga oqeane të ngrirë dhe ka shumë mundësi të mbështesë disa forma jete.

Sonda tregoi gjithashtu se Ganimedi është hëna e parë në të cilën u zbulua një fushë e fuqishme magnetike. Hëna e akullt Kalisto është e mbuluar me kratere dhe një hënë tjetër, Io, ka disa dhjetra vullkane aktive.

Misioni eksplorues i sondës Galileu u zgjat tri herë pas përfundimit të misionit të saj origjinal 6 vjet më parë. //az//

XS
SM
MD
LG