Lidhje

Presidenti Bush të martën para OKB-së: ”Më shumë vende të ndihmojnë me trupa e fonde për rindërtimin e Irakut!” - 2003-09-22


Tani është një moment kritik për Shtetet e Bashkuara, të cilat po përpiqen të sigurojnë mbështetje për një rezolutë e cila mund të përgatisë terrenin për pjesëmarrje më të gjerë ndërkombëtare në përpjekjet paqëruajtëse dhe rindërtuese në Irak.

Por Franca e Gjermania, të cilat kanë qenë kundër ndërhyrjes ushtarake të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara për përmbysjen e Saddam Huseinit, kanë një objektiv tjetër në mendje. Ato thonë se rezoluta duhet të çojë në një kalim të shpejtë, brenda disa muajsh, të kontrollit nga koalicioni i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara tek autoritetet vendase.

Administrata e Presidentit Bush duket mjaft e bindur se do të duhet kohë deri sa një qeveri irakiane të jetë gati të marrë në duar pushtet të plotë. Mirëpo Presidenti Bush ka thënë se është i gatshëm të dëgjojë sugjerime nga vende të tjera dhe zyrtarë të administratës kanë theksuar se janë gati të negociojnë.

Demokrati më me peshë në Komisionin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë thotë se mendon që Shtëpia e Bardhë mund të kapërcejë vërejtjet e bëra nga Franca, e cila ka të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit. Ligjvënësi nga shteti Delaware, Joseph Biden, tha të djelën për rrjetin televiziv Fox se Shtetet e Bashkuara mund t’i ofrojnë OKB-së të caktojë një afat kohor deri në vetëqeverisjen e Irakut. “Mendoj se francezët po luajnë një lojë, po bëjnë një lëvizje të llogaritur. Por, kjo nuk do të thotë se ne nuk mund të negociojmë me më shumë sukses.”

Pjesëmarrës në të njejtin emision, Senatori Chuck Hagel, u pyet nëse vetëqeverisja e Irakut mund të arrihet brenda një viti. Republikani nga Nebraska, anëtar me peshë në Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë, tha se kjo do të jetë e vështirë duke theksuar se në Irak mungon infrastruktura. “Duhen patur mjetet për mbështetjen e kësaj strukture. Duhet patur një kushtetutë, duhen zhvilluar zgjedhje. Kjo është arësyeja se për se ne duhet, për shembull, të kupojmë se përsa e ka fjalën Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. Ndoshta, duhet të kthehemi prapa, tek kushtetuta e Irakut e vitit 1958, si një pikë nisjeje. Po qe se i kthehemi kësaj kushtetute, mundet që kursejmë kohë”.

Ish-Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, e cila ka shërbyer si Ambasadore pranë Kombeve të Bashkuara në administratën e Presidentit Clinton, i sugjeroi Presidentit Bush të sillte ndër mend rolin-kyç të organizatës botërore. “Atje duhet nisur për të fituar mbështetje ndërkombëtare”.

Duke folur në rrjetin NBC, zonja Albright i bëri thirrje Presidentit Bush të vendosë kontakte me vende të tjera. Ish-sekretarja e shtetit tha shprehimisht se zoti Bush duhet të modifikojë qendrimin diplomatik dhe dhe t’u dorëzojë një farë kontrolli në Irak Kombeve të Bashkuara. //az//

XS
SM
MD
LG