Lidhje

Kolin Pauell: SHBA në krye të luftës kundër Sidës - 2003-09-23


Sekretari i Shtetit Kolin Pauell thotë se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të luajnë rol udhëheqës në luftën kundër Sidës.

Sekretari Pauell tha dje në një sesion të posaçëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se Sida është më shkatërrimtare se sulmet terroriste, konfliktet apo armët e shkatërrimit në masë.

Shtetet e Bashkuara, tha ai, synojnë të qëndrojnë në krye të përpjekjeve mbarë botërore për të luftuar krizën.

Komentet e Sekretarit të Shtetit u bënë në përgjigje të kritikave nga i dërguari i posaçëm i OKB-së për Sidën në Afrikë, i cili tha se vendet perëndimore shpenzojnë më shumë fonde për luftën kundër terrorizmit se sa për të luftuar Sidën në Afrikë.

XS
SM
MD
LG