Lidhje

Bie popullariteti i presidentit Bush - 2003-09-23


Sipas një ankete të re shkalla e miratimit të punës së presidentit Bush ka rënë në nivelin më të ulët që kur ai erdhi në pushtet dy vjet më parë.

Ankete e organizuar nga revista USA Today, rrjeti CNN dhe firma Gallup, tregon se 50 përqind e amerikanëve janë të kënaqur me punën e tij si president. Në gusht mbështetja për punën e presidentit ishte 59 përqind dhe në prill, në kohën e luftës kundër Irakut 71 përqind.

Po ashtu për herë të parë një anketë tregon se presidenti Bush mund të humbasë ndaj një kandidati demokrat në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Anketa ve në dukje se gjenerali Wesley Clark do të fitonte 49 me 46 përqind ndaj tij, ndërsa senatori John Kerry 48 me 47 përqind.

Por anketa tregon se presidenti Bush do të fitonte, ndonëse me rezultar të ngushtë, ndaj kandidatëve të tjerë demokratë,ish governatorit të Vermontit Howard Dean, ligjvenësit Richard Gephard dhe senatorit Joseph Lieberman.

Anketa u zhvillua me 877 votues të regjistruar.

XS
SM
MD
LG