Lidhje

Shqipëria nëshkruan marrëveshje me SHBA për transportet - 2003-09-24


Me 24 Shtator ne Departamentin e Transportit në Washington u nënshkrua marrëveshja midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkura në fushën e transporteve. Marrëveshja e Qiejve të Hapur është e treta që Shtetet e Bashkuara nënshkruajnë me vendet e Evropës juglindore, pas Turqisë dhe Rumanisë.

Marrëveshja e Qiejve të Hapur hap mundësi për shoqëritë ajrore shqiptare dhe amerikane për të zhvilluar edhe më tej tregun e transportit ajror midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Përfitimet e marrëveshjes së re kanë të bëjnë me rritjen e lëvizjes së udhëtarëve, zhvillimin e qëndrave rajonale të transportit ajror, çmime më të ulta per konsumatorët si dhe mundësi për tregje të reja.

Marrëveshja u nënshkrua nga sekretari amerikan i Transportit, Norman Mineta dhe ministri i Jashtëm shqiptar Luan Hajdaraga. Sekretari Mineta tha se marrëveshja shënon një tjetër hap përpara në përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për krijimin e një tregu të hapur për shërbimet ajrore ndërkombëtare dhe më për shumë mundësi për shkëmbime mallrash dhe udhëtarësh midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Sekretari Mineta tha se Shtetet e Bashkuara kanë marrëveshje të tilla me 62 vende të botës dhe Shqipëria është vendi i tretë në Evropën Jug Lindore, pas Rumanisë dhe Turqisë, që tani kanë një marrëveshje të tillë me interes të ndërsjellë.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, ministri i jashtëm shqiptar Luan Hajdaraga theksoi nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve shqiptaro amerikane.

Pas ceremonisë së nënshkrimit, sekretari Mineta dhe ministri i Jashtëm Hajdaraga zhvilluan një takim me dyer të mbyllura, ku thuhet se u bisedua për rritjen edhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në fushën e transportit, tregëtisë e turizmit midis të dy vendve./al/

XS
SM
MD
LG