Lidhje

Shpërthim në Mosul; 2 të vdekur dhe 7 të plagosur - 2003-09-24


Shpërthimi brenda një kinemaje në Irakun verior shkaktoi vdekjen e dy vetave dhe plagosjen e të paktën 7 të tjerëve. Shpërthimi ndodhi sot në qytetin e Mosuliut, ndërkohë që në kinema po shfaqej mesa duke një film pornografik. Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Në Irakun e pasluftë, eskstremistë myslimanë kanë kryer sulme kundër disa kinemave që sipas tyre shfaqin filma imoralë.

Ndërkohë, në Bagdad, një civil irakian mbeti i vrarë dhe të paktën 21 të tjerë u plagosën nga shpëthimi i një bombe. Dëshmitarët thonë se bomba shpërtheu sot vetëm disa sekonda pasi një autokolonë amerikane kaloi aty pranë. Shpërthimi dëmtoi rëndë dy autobuzë.

Mbrëmë, po në të njejtën zonë, si rezultat i një përleshje të armatosur dhe i një shpërthimi u plagosën një ushtar amerikan dhe 3 policë irakianë.

Ndërkohë, gjendja shëndetësore e anëtares së Këshillit Qeverisës irakian, Akila al-Hashemi, është keqësuar, pesë ditë pas atentatit për ta vrarë atë.

Në një zhvillim tjetër, një anketë e re e opinionit publik tregon se shumica e banorëve të Bagdatit, 62 përqind, thonë se largimi i Sadam Huseinit ia vlente megjithë vështirësitë që ata kanë kaluar që nga përfundimi i luftës. 67 përqind mendojnë se Iraku do të jetë në gjendje më të mirë pas pesë vjetësh sesa ishte para ndërhyrjes ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkura. Vetëm 8 përqind thanë se vendi i tyre do të jetë më keq.

//rd//

XS
SM
MD
LG