Lidhje

Microsoft mbyll "dhomat e bisedave" në Internet - 2003-09-24


Gjiganti i sistemeve kompjuterike, Microsoft thotë se do të mbyllë dhomat e bisedave në Internet në 28 vende, për shkak të shqetësimeve se ky lloj shërbimi është shndërruar në një hapësirë për dërguesit e mesazheve të padëshiruara elektronike dhe për pedofilët.

Microsofti thotë se dhomat e bisedave në Internet do të mbyllen më 14 tetor në shumë tregje evropiane, latino-amerikane dhe aziatike. Ky shërbim do të vazhdojë në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Japoni, por bisedat e pakontrolluara do të jenë në dispozicion vetëm për ata që janë të abonuar në shërbimin e Internetit të Rrjetit Microsoft. Një shërbim i moderuar do të jetë në dispozicion në Brazil.

Analistët thonë se kjo masë ka mundësi të rrisë përfitimet e Microsoftit duke u kërkuar më shumë përdoruesve që t’i paguajnë shërbimet për dhomat e bisedave në internet.

//rd//

XS
SM
MD
LG