Lidhje

Administrata amerikane gjithnjë e më e madhe ? - 2003-09-24


Cilido që do t’i fitojë zgjedhjet presidenciale të vitit 2004, do të jetë përgjegjës për një admistratë amerikane gjithnjë e më të madhe. Këtë muaj, administrata e presidentit Bush bëri të njohur se do ta zgjerojë Departamentin e Tregëtisë, duke shtuar një ndihmës-sekretar të ri për prodhimin, një zyrë për Analizat e Industrisë dhe një ekip për Praktikat e Padrejta të Tregëtisë. Kjo vjen pas kërkesës së presidentit Bush për një shtesë buxheti prej 87 miliardë dollarësh për luftën dhe përpjekjet e rindërtimit në Irak dhe Afganistan.

Javën e kaluar, administrata e presidentit Bush bëri të njohur shtimin e numrit të punonjësve në Departamentin e Tregëtisë, një tjetër zëvendës-sekretar për prodhimin, një zyrë të re për për analizat e industrisë dhe një ekip për Praktikat e Tregëtisë së Padrejtë... A mos vallë kjo shënon kthimin e epokës së qeverisë së madhe? Kur kandidonte për zgjedhjet presidenciale, George Bush kritikoi praktikat e qeverisë së madhe. "Shtimi i radhëve të qeverisë nuk është zgjidhje...Unë kam besim tek populli dhe jo tek qeveria federale"... Kështu u shpreh presidenti Bush në fjalën që mbajti kur kërkoi emërimin e partisë së tij si kandidat presidencial në gusht të vitit 2000.

Por po t’u drejtohemi fakteve, ato flasin ndryshe... Në një studim të kohëve të fundit lidhur me përmasat e qeverisë amerikane, numri i punonjësve të administratës është 1 milion më i madh se në vitin 1999. Numri i përgjithshëm i zyrtarëve është më tepër se 12 milionë vetë, numri më i madh i punonjësve qeveritarë që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë... "Në se presidenti Bush do të kishte vepruar me ekipin bejsbollit të Teksasit, ashtu si po vepron me punonjësit qeveritarë, do të kishim një grumbull shumë të madh të njerëzish në fushë, midis të cilëve një numër të stërmadh trajnerësh dhe zëvendës-trajnerësh, ndihmës trajnerësh, por kjo nuk do të kishte bërë që të fitoheshin një numër më i madh lojëra bejsbolli",-thotë profesori Light.

Edhe kostoja e qeverisë është rritur. Shpenzimet për transportin dhe objektet e tjera jo-ushtarake janë rritur me 21 për qind gjatë viteve të presidentit Bush në Shtëpinë e Bardhë... dhe një grup taksapaguesish thonë se shpenzimet janë rritur me 48 për qind që nga viti 2001. Ish-presidenti Ronald Reagan vendosi veton për 22 ligje shpenzimesh gjatë tri vjetëve të tij parë në postin e presidentit. Presidenti Bush,... asnjë. Elementëve konservatorë për çështjet financiare nuk u pëlqen kjo.

"Fjalët e presidentit Bush nuk përputhen me veprat... Në fakt, ai ka kërkuar shpenzime më të mëdha në fusha të tilla, si arsimi dhe ndihmat financiare për fermat, transportin, fondet për veteranët, dhe, natyrisht, për mbrojtjen", -thotë analisti i politikave fiskale ne Institutin Cato.

Një pjesë e rritjes së shpenzimeve për numrin e punonjësve të administratës është bërë në vargun e masave, pas 11 shtatorit. Por, në fakt, më tepër është shtuar numri i punonjësve në sektorët që nuk kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe sigurinë. Presidenti Bush pritet të nënshkruajë së shpejti një ligj për shëndetësinë, që ka të bëjë me programin më të madh qeveritar për këtë sektor që nga vitet ’60 dhe pas këtij, një tjetër ligj mbi shpenzimet për ndërtimin e autostradave.

//rd//

XS
SM
MD
LG