Lidhje

Putin: OKBja duhet të luaj rol më të madh në Irakun e pasluftës - 2003-09-25


Presidenti rus, Vladimir Putin, një nga kritikët më të ashpër të luftës në Irak, tha se Kombet e Bashkuara duhet të luajnë rol më të madh në Irakun e pasluftës.

Mirëpo, në fjalimin që mbajti sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, udhëheqësi rus nuk u bashkua me kërkesat evropiane që Washingtoni të caktojë një afat për kalimin e pushtetit në duart e irakianëve. Zoti Putin do të takohet nesër për bisedime me presidentin Bush në vendpushimin presidencial Kamp David.

Ndërkohë, sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell, po zhvillon takime në New York me diplomatë të huaj në përpjekje për të siguruar mbështetjen për një projektrezolutë të Këshillit të Sigurimit, e cila parashikon zgjerimin e rolit të OKB-së në Irak. //rd//

XS
SM
MD
LG