Lidhje

SHBA shpreson qe Iraku te behet me kushtetute brenda 6 muajsh - 2003-09-26


Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauëll, thotë se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që irakianët do ta hartojnë dhe miratojnë kushtetutën e re brenda gjashtë muajsh.

Sekretari Pauëll tha se pas miratimit të kushtetutës, Iraku mund të përgatisë zhvillimin e zgjedhjeve për një qeveri të re. Deri atëherë, thotë kryediplomati amerikan, Shtetet e Bashkuara nuk do t’ua kalojnë pushtetin irakianëve.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara vazhduan fushatën diplomatike për një projektrezolutë të re të Këshillit të Sigurimit mbi Irakun. Sekretari Pauëll theksoi se është bërë një farë përparimi në përpjekjet zgjidhjen e mosmarrëveshjeverreth kësaj çështjeje midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, Francës, Rusisë, Britanisë dhe Kinës.

Zyrtarët amerkanë thonë se Iraku duhet të jetë i sigurt para se të vendoset vetëqeverisja, në rast të kundërt theksojnë ta, vendi do të zhytet në kaos. //kk//

XS
SM
MD
LG