Lidhje

Presidenti Bush takon homologun e tij rus Putin - 2003-09-26


Presidenti Bush dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, fillojnë të premten bisedimet dyditore në vendpushimin presidencial Kamp David, në afërsi të Uashingtonit.

Mes çështjeve që pritet të mbizotërojnë diskutimet, janë Iraku dhe Irani. Shtetet e Bashkuara duan që Rusia t’i japë fund rolit të saj në një projekt për ndërtimin e një uzine bërthamore në Iran, për të cilën ekspertët amerikanë thonë se mund të përdoret si maskim për një objekt për prodhimin e armëve bërthamore.

Dy udhëheqësit do të diskutojnë gedhe rreth zhvillimeve në Irak. Zoti Putin ka thënë se Moska është gati të lërë mënjanë mosmarrëveshjet e shkaktuara nga lufta në Irak.

Por, ai tha gjithashtu dje në Kombet e Bashkuara se organizata botërore duhet të luajë një rol kyç në rindërtimin ekonomik dhe civil të Irakut.//kk//

XS
SM
MD
LG