Lidhje

Neser pritet te hyje ne fuqi nje traktat i ri me rëndësi historike - 2003-09-28


Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thonë se një traktat i ri me rëndësi historike që synon luftën kundër krimit të organizuar në botë pritet të hyjë në fuqi nesër.

Zyra e OKB-së që merret me problemet e Drogës dhe Krimit thotë se 147 vende, mes së cilave Kina, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Amerikës Latine nënshkruan konventën e parë ligjore kundër veprimtarisë kriminale ndërkombëtare.

Traktati i detyron vendet nënshkruese të bashkëpunojnë në luftën kundër pastrimit të parave, korrupsionit dhe organizatave kriminale që kryejnë veprimtarinë përtej kufijve të vendeve të tyre. Dokumenti përmban gjithashtu dispozita kundër trafikut të qenieve njerëzore, trafikut të klandestinëve dhe të armëve të paligjshme.

//ze//

XS
SM
MD
LG