Lidhje

Tiranë: i pazgjidhur, problemi i angazhimit të policisë ditën e votimit - 2003-09-29


Kur ka mbetur më pak se dy javë nga zhvillimi i zgjedhjeve të 12 tetorit, ende po qëndrojnë pezull disa çështje që mbajnë gjallë konfliktin mes dy forcave politike më të mëdha të vendit. Problemi i angazhimit të policisë ditën e votimit nuk ka marrë zgjidhje.

Propozimit të socialistëve që ti lihej rrugë e hapur opozitës për të ofruar formulimin e ri ligjor Partia Demokratike i është përgjigjur se mjafton të anullohet akti normativ i qeverisë. Sipas saj numri i forcave të rendit mjafton për të mbuluar qendrat e votimit. Ndërkohë që ministria e rendit deklaron të kundërtën.

Sipas KQZ numri i qëndrave të votimit rezulton të jetë rreth 3700, pra 1 mijë më pak se në zgjedhjet e kaluara. Megjithatë kjo shifër do të saktësohet vetëm me mbylljen e listës përfundimtare të votuesve dhe nuk dihet në se do të mund të ndikojë për gjetjen e një zgjidhjeje të kompromisit për çështjen e policisë. Po ashtu hapur mbetet edhe problemi i komisionit qëndror të zgjedhjeve dhe kërkesës së opozitës për balancimin e tij. Edhe presidenti i Republikës, Alfred Moisiu përsëriti dje nevojën e gjetjes të një zgjidhjeje për këtë komision.

//rd//

XS
SM
MD
LG