Lidhje

SHBA, Japonia, Korea e Jugut, në tryezën e bisedimeve për Korenë e Veriut - 2003-09-30


Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut ranë dakord të punojnë së bashku për të bindur Korenë e Veriut që të kthehet në tryezën e negociatave për diskutime rreth programit të saj bërthamor.

Zyrtarë të lartë nga të tre vendet aleate i dhanë sot fund ditës së dytë të diskutimeve në Tokio, duke konfirmuar vendosmërinë e tyre për të zgjidhur krizën bërthamore me rrugë diplomatike.

Sipas agjencisë koreanojugore të lajmeve, përfaqësuesit e vendeve aleate diskutuan rreth një propozimi të ri që do t’i ofrohej Koresë së Veriut në fillim të raundit të dytë të bisedimeve në Pekin. Ende nuk është caktuar data për këto bisedime. Hollësitë e propozimit të ri nuk janë bërë të njohura, por agjencia koreanojugore e lajmeve tha se mendohet se ai trajton shqetësimet e Koresë së Veriut për sigurinë.

//rd//

XS
SM
MD
LG