Lidhje

ElBaradei kërkon leje të pakufizuar për inspektimin e objekteve irakiane - 2003-09-30


Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Muhamed ElBaradei, tha se inspektorët e agjencisë së tij duhet të kenë leje të pakufizuar për të hyrë në të gjitha objektet e Iranit në mënyrë që të vërtetojnë pretendimet e Teheranit se nuk ka një program të fshehtë armësh bërthamore.

Zoti ElBaradei e bëri këtë koment sot në Vjenë, ndërkohë që inspektyorët e agjencisë së tij po përgatiten të shkojnë në Iran. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike i ka dhënë Iranit afat deri më 31 tetor të provojë se nuk po i shfrytëzon burimet për ndërtimin e armëve bërthamore, siç kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara.

Dje, ministri i jashtëm iranian, Kamal Kharazi, tha se qeveria e tij nuk është kundër parimit të inspektimeve më të rrepta nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike. Por, ai tha gjithashtu se Irani duhet lejuar të zhvillojë energji bërthamore për qëllime paqesore. //rd//

XS
SM
MD
LG