Lidhje

USAID jep 526 mijë dollar grant për portin e Vlorës - 2003-09-30


Ministri shqiptar i Ekonomisë Arben Malaj dhe ambasadori amerikan në Tiranë James Jeffrey nënshkruan sot një grant të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin prej 526 mijë dollarësh.

Ky grant ka për qëllim financimin e një studimi fizibiliteti mbi zgjerimin dhe modernizimin e portit të Vlorës. Studimi do të shqyrtojë kërkesat e së ardhmes për mallra dhe pasagjerë si dhe mundësinë e ndërtimit të një terminali të ri. Ai do të vlerësojë edhe shanset e mundshme tregtare të lidhura me ndërtimin e një termocentrali në port.

Vritet shoferi i Prokurorit të Përgjithshëm

Prokuroria mbështeti variantin sipas të cilit vrasja mbrëmë e shoferit të Prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku, në qendër të kryeqytetit ishte provokuar nga një shkëmbim replikash.

Sipas prokurorisë, vrasësi i cili udhëtonte me një taksi është nxehur me shoferin Genci Sinani vetëm pse ky i fundit e ka parë. Megjithatë nuk shpjegohet se si vrasësi në ato momente kishte me vete armë madje me silenciator.

Në makinën e viktimës, ndodheshin bashkëshortja dhe vajza e prokurorit të Përgjithshëm, të cilat kanë shpëtuar pa lëndime. Deri tani është ndaluar vetëm shoferi i taksisë ndërsa vrasësi është larguar me shpejtësi. Pak kohë më parë viktimë e problemeve të hakmarrjes së shoferit të tij mbeti komisari i Krujës Gani Malushi, i cili humbi jetën pas atentatit në qytetin e Durrësit. //rd// //rd//

XS
SM
MD
LG