Lidhje

Kalendari Historik 2 tetor - 2003-10-01


Më 2 tetor të vitit 1889, përfaqësues të 18 shteteve të Hemisferës Perëndimore u takuan në Washington D.C. Qëllimi i kësaj konference të parë ndërkombëtare ishte zgjerimi i marrëdhënieve tregëtare brenda për brenda hemisferës. Konferencë zgjati 7 muaj, por edhe pse në atë kohë u arrit shumë pak, ajo hodhi themelin e Bashkimit Pan-Amerikan. Konferenca e cila i përfundoi punimet e saj në 19 Prill, u bë shembull për një bashkëpunim normal dhe të vazhdueshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare, një bashkëpunim që nuk do të bazohej vetëm në përpjekje të dëshpëruara në kohë krizash.

Në 2 tetor të vitit 1919, Presidenti Woodrow Wilson pësoi një hemorragji cerebrale që i shkaktoi dëmtime dhe i paralizoi anën e majtë të trurit. Një javë më parë ai kishte pësuar një goditje më të lehtë ndërsa ndodhej në Denver të Kolorados gjatë një fushate që presidenti Wilson kishte ndërmarrë për të siguruar miratimin e e traktatit të Versajës nga kongresi si dhe të marrëveshjes mbi Lidhjen e Kombeve. Presidenti Wilson mbajti 30 fjalime gjatë 30 ditëve për të siguruar mbështetjen e publikut ndaj Lidhjes së Kombeve. Mbas kësaj goditjeje presidenti u kthye me tren në Shtepinë e Bardhë, dhomat e së cilës u kthyen në spital. Sipas udhëzimeve të gruas së tij Edit, vetëm ekipi mjekësor dhe këshilltarët e tij të lartë mund ta vizitonin presidentin. Goditja e dyte, dhe mungesa e Presidentit Wilson nga skena politike, zbehu cdo shpresë se Senati mund të miratonte traktatin e Versajës apo se Shtetet e Bashkuara mund të bëheshin anëtare të Lidhjes së Kombeve. //rd//

XS
SM
MD
LG