Lidhje

Kalendari Historik 3 tetor - 2003-10-01


Më 3 tetor të vitit 1922, Rebecca Latimer Felton ishte e para grua që u emërua në Senatin e Shteteve të Bashkuara. Guvernatori i Georgia-s e emëroi veprimtaren 87-vjeçare, bashkëshorten e një anëtari të Dhomës së Përfaqësuesve që të zinte vendin e njerit prej dy senatorëve të shtetit, i cili vdiq. Zonja Felton, mbrojtëse e zjarrtë e të drejtës së grave për të votuar, besonte se gratë duhet të zinin pozita me përgjegjësi në qeveri. Guvernatoi i Georgia-s kishte qënë kundër të drejtës së grave për të votuar dhe për të zënë poste zyrtare, por me ratifikimin e amendamentit të 19-të të Kushtetutës, ai shpresonte se me emërimin e zonjës Felton, ai do të tërhiqte gratë në fushatën e tij të ardhëshme presidenciale. Rebecca Felton e kishte të qartë natyrën e emërimit të saj dhe e dinte se qendrimi i saj në Senat nuk do të zgjaste shumë.

Më 3 tetor të vitit 1938, Chester Carlson, fizikan dhe avokat, nxorri makinën e parë të shumëfishimit, Xerox. Zoti Carlson, i cili kishte punuar si avokat patentash, kishte vënë re se asnjëherë nuk kishte kopje të mjaftueshme zyrtare për dokumentacionin e patentave. Kopjet me letër karboni ishin shumë të paqarta, ndërsa kopjimi fotografik ishte shumë i kushtueshëm. Ai zbuloi një proces kopjimi me bojë pluhur, kur punonte për një kompani pajisjesh elektronike. Ai e quajti zbulimin e tij Xerography, nga fjala greke xerox, që do të thotë “e thatë”. //rd//

XS
SM
MD
LG