Lidhje

Kalendari Historik 5 tetor - 2003-10-01


Më 5 tetor të vitit 1947, Presidenti Harry Truman u bëri thirrje amerikanëve që të kursenin ushqimet për të ndihmuar popujt e Evropës Perëndimore. Vendet evropiane ende ishin të shkatërruara ekonomikisht si rezultat i Luftës së Dytë Botërore dhe kushteve atmosferike që dëmtuan të korrat. Presidenti tha se qëllimi ishte që të dërgoheshin më shumë ushqime dhe prodhime bujqësore, veçanërisht drithëra për të parandaluar ndonjë krizë dimërore urie në kontinent. Në trasmetimin e parë televiziv nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Truman u bëri thirrje amerikanëve që të mos hanin mish gjedhi të martave dhe të mos hanin mish shpendi të enjteve dhe të hanin vetëm një fetë bukë në ditë. Ai tha se po ta bënin të gjithë amerikanët një sakrificë të tillë, Evropa nuk do të vuante nga uria. Deri në qershor të vitit 1948, Shtetet e Bashkuara kishin dërguar rreth 11 milionë tonë drithëra në Evropë dhe rreth 19 milionë tonë ushqime, duke përfshirë mish dhe ushqime të konservuara.

Më 5 tetor të vitit 1877, kreu i fisit Nez Perce të indianëve në veriperëndim të Amerikës, Joseph-i, iu dorrëzua ushtrisë amerikane, që e kishte ndjekur atë rreth 2 mijë e 400 kilometra përmes maleve shkëmbore. Ky kryetar fisi nuk kishte pranuar të nënshkruante një traktat për të dorëzur tokën e të parëve të tij. Ai sihte përpjekur të strehonte në Kanada pasuesit e tij, ndërmjet të cilëve 400 burra të guximshëm dhe disa qindra gra, fëmijë dhe të moshuar. Megjithatë vetëm 64 kilometra larg kufirit kanadez, të lodhur, të uritur dhe të sëmurë, indianët u sulmuan nga një grup ushtarësh amerikanë. Pas disa ditë luftimesh, Joseph-i u dorrëzua. Në fjalimin e tij që tashmë është bërë i famshëm ai i tha fisit të tij: “Jam i lodhur. Zemrën e kam të lënduar. Që nga ky moment, nuk do të luftoj më.” //rd//

XS
SM
MD
LG