Lidhje

Kalendari Historik 6 tetor - 2003-10-01


Më 6 tetor të vitit 1927, një teatër i New York-ut shfaqi filmin Këngëtari i Xhazit, një sinkronizim i muzikës me skenarin. Studjoja Warner Brothers i mahniti spektatorët me interpretimin e yllit të Broadway-it Al Jolson të këngës Mammy, që është bërë tashmë e famshme.

Disa kritikë thonë se interpretimi në filmin “The Jazz Singer” ishte mekanik dhe muzika çjerrëse dhe diletante. Megjithatë, ky film shënoi fillimin e një revolucioni në industrinë kinematografike. Suksesi i tij tregoi se përparimi teknik mund të shtojë vlerën e argëtimit dhe të zgjerojë audiencën, dhe rrjedhimisht rritjen e fitimeve të studios.

Skenari i filmit “The Jazz Singer” u bë model popullor për të gjithë regjizorët. Në vitin 1953 ai u xhirua përsëri me Danny Thomas në rolin kryesor dhe në vitin 1980 me yllin e muzikës Pop, Neil Diamond.

Më 6 tetor të vitit 1890, udhëheqja e kishës së Mormonëve, u shpreh zyrtarisht kundër poligamisë. Ky ishe një vendim i kishës që përputhej me ligjet e miratuara nga Kongresi për ndalimin e martesave me shumë gra. Ndërmjet ndëshkimeve për shkeljen e këtij ligji ishte edhe konfiskimi i pasurive të kishës, tokave të saj, ndërtesave dhe pronave të tjera. Këshilli i Kishës votoi për ndalimin e poligamisë, duke confirmuar një manifest të lëshuar më parë nga presidenti i kishës, Wilford Woodruff, ku shprehej qëllimi i kishës për të zbatuar ligjin e vendit. Miratimi i manifestit Woodruff për t’i dhënë fund poligamisë dhe vendimi i kishës Mormone për të mos u ngatërruar në politikë i hapën rrugën Utah-s për t’u bërë shtet në vitin 1896. //rd//

XS
SM
MD
LG