Lidhje

Izraeli miraton zgjatjen e murit ndarës në Bregun Perëndimor - 2003-10-01


Kabineti i Izraelit miratoi plane për të ndërtuar një pjesë tjetër të murit ndarës në Bregun Perëndimor dhe që është bërë objekt debatesh.

Plani parashikon një pjesë muri në lindje të vendbanimit hebraik Ariel, i cili shtrihet brenda Bregut Perëndimor, pranë qytetit palestinez të Nablusit.

Por pjesa e re e murit nuk do të jetë e lidhur me murin kryesor, i cili shkon më në perëndim dhe i afrohet së ashtuquajturës Vijë e Gjerlbër midis Izraelit dhe Bregut Perëndimor.

Sipas citimeve, zyrtarët kanë thënë se ky boshllëk është lënë për të zbutur shqetësimet amerikane se Izraeli po e shtrin më tej depërtimin në tokën palestineze.

Shtetet e Bashkuara janë kundër murit, duke thënë se ai mund të ndikojë negativisht në jetën e banorëve palestinezë.//ii

XS
SM
MD
LG