Lidhje

Irak: vritet një dhe plagosen dy ushtarë amerikanë në një shpërthim - 2003-10-01


Nga shpërthimi i një bombe në Irak u vra një ushtar amerikan dhe u plagosën dy të tjerë.

Bomba shpërtheu pranë portës së një baze ushtarake amerikane në qytetin e Tikritit, vendlindja e Sadam Husseinit. Zyrtarët amerikanë thonë se ushtari që humbi jetën ishte një femer, por nuk e kanë bërë të ditur emrin e saj.

Nga zhvillimet e tjera në këtë vend, policia irakiane hapi sot zjarr në qendër të Bagdadit, si dhe në qytetin verior të Mosulit, për të shpërndarë grupe demonstruesish, të cilët kërkonin punë.

Zyrtarët e policisë thanë se qëlluan në ajër, pasi në të dyja demostratat kishte patur përleshje me dhunë. Pati njoftime për disa të plagosur, por jo të vrarë.

Në demostratën që u zhvillua në Bagdad, dëshmitarët thanë se disa dhjetra të papunë i vunë zjarrin dy automjeteve dhe gjuajtën me gurë në drejtim të policisë. Ata kishin shkuar në orët e para të ditës, në zyrën rekrutimit për në radhët e një force të përkrahur nga Shtetet e Bashkuara për ruajten e objekteve shtetërore, por vazhdimisht iu tha se nuk kishte vende pune.

Një incident i ngjashëm ndodhi edhe në Mosul, ku numri i demonstruesve ishte më i madh se në Bagdad. Disa qindra persona ishin grumbulluar jashtë zyrës së punësimit, si dhe në qendrën e qytetit.

Nuk ka patur njoftime për të plagosur në Mosul. Të paktën një person u plagos në Bagdad, ku dëshmitarët thanë se panë një polic, i cili hapi zjarr drejt turmës.// lk //

XS
SM
MD
LG