Lidhje

Inspektorët e OKB-së për armët bërthamore nisen për në Iran - 2003-10-01


Inspektorët e OKB-së për armët bërthamore u nisën për në Iran në një përpjekje tjetër për të përcaktuar në se ky vend po përpiqet apo jo, të prodhojë armë bërthamore.

Ekipi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, i kryesuar nga belgu Pierre Goldschmid, pritet të takohet nesër me zyrtarë të lartë iranianë.

Para nisjes sot nga Viena, zoti Goldschmid tha se ekipi i tij shpreson të bëjë përparim të mirë gjatë këtij misioni.

Po sot, ministri i jashtëm iranian Kamal Kharrazi u tha gazetarëve në Teheran se vendi i tij do të bëjë gjithshka është e mundur që Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike të mos ia kalojë Këshillit të Sigurimit të OKB-së për shqyrtim çështjen e programit bërthamor të Iranit.// lk //

XS
SM
MD
LG