Lidhje

Administratori Holkeri zhvillon takime për të siguruar pjesmarrjen në bisedimet Prishtinë-Beograd - 2003-10-03


Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Harri Holkeri, është takuar në orët e pasditës me dyer të mbyllura me presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Hashim Thaci, në përpjekje për të siguruar pjesmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës në bisedimet me Beogradin për zgjidhjen e cështjeve teknike të interesit të dyanshëm.

Pas takimit dy përfaqësuesit politik shqiptar thanë se këshillimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaci, tha se vendimi përfundimtar do të merret në Parlamentin e Kosovës. Këshillimet e sotme, pasuan shtyrjen e debatit rreth kësaj cështjeje për seancën e ardhshme të Parlamentit për shkak të mospajtimit të deputetëve që t’i japin dritën e blertë qeversië së Kosovës, për pjesmarrje në bisedime.

Në takim nuk morri pjesë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, partia e të cilit ka kundërshtuar fillimin e këtyre bisedimeve në gjendjen aktuale në të cilën ndodhet Kosova.

Nderkaq, komandanti i trupave të NATO-s për Evropën, gjenerali amerikan James Jones, tha sot në Prishtinë, se dështimi i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të ishte një kthim prapa. Gjatë ceremonisë së ndërrimit të komandës së forcave paqëruajtëse në Kosovë, ai dhe zyrtarë të tjerë të lartë të aleancës thanë se NATO-ja mbështetë në tërësi nismën për fillimin e bisedimeve, ndërsa përsëriten qëndrimin se kjo aleancë mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj misionit të saj në Kosovë.

//rd//

XS
SM
MD
LG