Lidhje

Perleshje ne Irak - 2003-10-04


Forcat e koalicionit vranë një irakian gjatë demonstratave të dhunshme në qytetin jugor të Basras, ndërsa përleshje të tjera shpërthyen në Bagdad.

Një zëdhënës i ushtrisë britanike tha sot se zyrtarët po hetojnë incidentin e Basrës. Agjencia e lajmeve Reutersnjofton se protestuesit ishin ish-ushtarë që kërkonin rroga dhe punë.

Ndërkohë në Bagdad shpërtheu dhuna mes trupave amerikane dhe një grupi ish-ushtarësh irakianë që po prisnin në radhe për të marrë paga të prapambetura. Të paktën gjashtë ish-ushtarë irakianë u plagosën në incident.

Njoftimet se kush palë hapi zjarr në fillim ishin kundërthënëse. Në një njoftim thuhet se trupat amerikane hapën zjarr pasi irakianët filluan të godasin me gurë. Dëshmitarët thonë se policia irakiane hapi zjarr ndaj turmës. Agjencia franceze e lajmeve citon një ushtar amerikan të thotë se irakianët qëlluan të parët.

Njoftimet nuk janë konfirmuar dhe ushtria amerikane nuk ka dhënë ende hollësi për incidentin.

Të premten vonë në Bagdad, zyrtarët e ushtrisë amerikane thonë se një ushtar amerikan u vra dhe një tjetër u plagos nga një granadë dhe i goditur me një armë të lehtë. //kk//

XS
SM
MD
LG