Lidhje

Natoja pranon të zgjerojë mandatin e saj në Afganistan - 2003-10-06


Dilomatë të Natos njoftojnë se aleanca ka rënë dakord ta shtrijë misionin e saj të sigurisë në Afganistan jashtë kryeqytetit të Kabulit. Diplomatët në Bruksel thanë të hënën se plani për zgjerimin e mandatit të forcës ndërkombëtare të sigurisë edhe në pjesë të tjera të këtij vendi të shkatërruar nga lufta do ti paraqitet Kombeve të Bashkuara për miratim.

5 mijë e 500 paqeruajtësit, nën komandën e Natos që nga muaji gusht, kanë pasur një mandat të kufizuar për ruajtjen e sigurisë vetëm në kryeqytetin afgan. Presidenti afgan, Hamid Karzai, ka kërkuar prej kohësh që trupat paqeruajtëse të dërgohen edhe në pjesë të tjera të vendit, të cilat vazhdojnë të jenë nën kontrollin e komandantëve fraksionistë.//xh//

XS
SM
MD
LG