Lidhje

Kryeministri palestinez: Nuk do të luftojmë ekstremistët - 2003-10-06


Kryeministri i ri palestinez, Ahmed Korei, tha se nuk do të përdorë forcën kundër ekstremistëve palestinezë, pavarësisht nga thirrjet e përsëritura amerikane për ndërmarrjen e fushatës kundër fraksioneve të armatosura.

Zoti Korei tha në një intervistë me agjencinë e lajmeve Associated Press se ai do të veprojë në përputhje me të drejtat kombëtare palestineze dhe nuk do të nxitë luftën civile duke u ballafaqur me ekstremistët. Zoti Korei i bëri këto komente pasi presidenti palestinez, Jaser Arafat, emëroi atë në postin e kryeministrit dhe një kabinet të ri prej 8 anëtarësh. Pas shpërthimit vetëvrasës të ditës së shtunë që shkaktoi vdekjen e 19 vetave, Shtetet e Bashkuara bënë përsëri thirrje që Autoriteti Palestinez të marrë masa kundër grupeve ekstremiste.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scott McClellan, tha se tani më shumë se asnjëherë më parë ndihet nevoja për një kabinet palestinez me kompetenca dhe vendosmërinë për të luftuar terrorin. Plani i ri i paqes për Lindjen e Mesme kërkon që udhëheqja palestineze të veprojë në mënyrë vendimtare kundër terrorit. //rd//

XS
SM
MD
LG