Lidhje

Çmimet Nobel për Mjekësinë dhe Fizikën - 2003-10-07


Çmimi Nobel për Fizikën këtë vit ju dha tre shkencëtarëve. Akademia Mbretërore e Shkencave e Suedisë bëri të njohur sot fituesit: ruso-amerikani Aleksei Abriskosov, rusi Vitaly Ginzburg dhe amerikano-britaniku Anthony Leggett, për punën e tyre në fushën e fizikës së kuanteve.

Të tre shkencëtarët u nderuan me Cmimin Nobel për ndihmesën e tyre në fazat fillestare të teorisë së elementëve superpërçues dhe superfluidë. Nesër do të bëhen të njohur nobelistët për Ekonominë dhe Kiminë, ndërsa të premten, do të shpallet në Norvegji, fituesi i Cmimit prestigjioz Nobel të Paqes. Vitin e kaluar ky çmim ju dha ish-presidentit amerikan Jimmy Carter.

Çmimi Nobel i mjekësisë për vitin 2003 ju dha një amerikani dhe një britaniku, për zbulimet që çuan në teknikat e skanimit, të njohur si MRI, që revolucionarizoi diagnostikimin e sëmundjeve pa dhimbje, por me metoda filmike tri-dimensionale, të cilat i paraqesin me hollësi organet.

Shkencëtari amerikan 74-vjeçar, Paul C. Lauterbur, i Univeristetit të Illinoit dhe britaniku 69-vjeçar, Sir Peter Mansfield, i Univeristetit Nottingham të Anglisë, u nderuan me Çmimin Nobel, për punën e tyre në vitet ’70, në mënyrë të pavarur nga njeri tjetri. "Më jep kënaqësi të veçantë, kur njerëzit vijnë dhe më thonë se i kam ndihmuar të dashurit e tyre, për të mos ndjerë dhimbjet, që shkaktojnë ndërhyrjet kirurgjikale, tepër të kushtueshme dhe që kërkojnë kohë, "- tha shkencëtari.

Skanimi me rezonancë manjetike, MRI, përfaqëson një zbulim të rëndësishëm në diagnostikimin mjeksor. Rreth 60 milionë njerëz në vit, nga e gjithë bota u nënshtrohen çdo ditë procedurave të MRI-it, thonë anëtarët e Komitetit Nobel në Stokolm.

MRI, sot një analizë rutinë, u vu në duart e mjekëve në vitet’80. Kjo është metoda më e mirë e skanimit dhe shpesh ajo shmang ndërhyrjen kirurgjikale. Kështu, për shembull, mjekët mund të dallojnë një tumor në pjesët e ndryshme të barkut dhe të fotografojnë pamje të hollësisshme të kërceve dhe ligamenteve të gjurit, pa qenë nevoja për operacion.

MRI gjithashtu ndihmon në gjetjen e shkakut të dhimbjes së mesit, në se ajo shkaktohet nga presioni mbi nervat, apo mbi shtyllën kurrizore. MRI mund të ndihmojë gjithashtu në skicimin e organeve nga ana e kirurgëve, para se ata të fillojnë ndërhyrjen kirurgjikale për kancerin, apo sëmundje të tjera.

Shkencëtari Lauterbur tha se ishte befasuar për çmimin që iu dha. Mendoj, tha ai, se puna u ime u ka shërbyer shumë njerëzve dhe jam mirënjohës që ajo është vlerësuar nga Akademia e Suedeze.

Fituesit e çmimit Nobel për mjekësinë do të ndajnë midis tyre një shumë prej 1,3 milionë dollarësh.

//rd//

XS
SM
MD
LG